![FOTO/ Njihet me nofkën “Daku”, ky është Alfred Dedja që u ekzekutua për vdekje nga kunati i Altin Hajrit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/foto-njihet-me-nofken-daku-ky-eshte-alfred-dedja-qe-u-ekzekutua-per-vdekje-nga-kunati-i-altin-hajrit_674cc14f765e8.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
FOTO/ Njihet me nofkën “Daku”, ky është Alfred Dedja që u ekzekutua për vdekje nga kunati i Altin Hajrit
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja.
Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit i cili qëlloi për vdekje 50-vjeçarin e njohur ndryshe me pseudonimin “Daku”.
Alfred Dedja, viktima
Altin Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.
Ngjarja e sotme dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.
Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia.
Burimi