![“Forca çuna! Të bashkuar mund t’ia dalim”, Uzuni ka një mesazh për kuqezinjtë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/forca-cuna-te-bashkuar-mund-tia-dalim-uzuni-ka-nje-mesazh-per-kuqezinjte_6678220373bfa.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Forca çuna! Të bashkuar mund t’ia dalim”, Uzuni ka një mesazh për kuqezinjtë
Myrto Uzuni ka thyer heshtjen, disa javë pasi mori lajmin e papritur se nuk do të ishte pjesë e grupit kuqezi për Euro 2024. Sulmuesi u la jashtë nga trajneri Silvinjo duke qenë një nga surprizat e trajnerit brazilian.
Lojtari shmangu polemikat, duke mos bërë reagime as në media dhe as në rrjetet sociale, duke qëndruar larg tyre, teksa këto javë që nga publikimi i listës i ka kaluar duke rikuperuar dëmtimin që kishte pësuar që në mars më Kombëtaren, si dhe me pushime.
Sot, ka ardhur postimi i tij i parë i mirëfilltë dhe ishte me një mesazh që i kushtohej pikërisht Kombëtares shqiptare.
“Të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca çuna”, shkruante Uzuni në mesazhin e tij në mbështetje të Shqipërisë e cila luan nesër ndaj Spanjës ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të historisë së saj.