Fjolla Morina për ndarjen nga Fisnik Syla: Do doja mos e kisha njohur kurrë, arma që mu gjet nga policia ishte e tija

Fjolla Morina për ndarjen nga Fisnik Syla: Do doja mos e kisha njohur kurrë, arma që mu gjet nga policia ishte e tija

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina pas një shkëputje të gjatë nga ekrani, ka dhënë një rrëfim për përjetimet pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Fisnik Syla.
Në një intervistë, ajo është shprehur se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, pasi ka rënë depresion pas ndarjes dhe se ka humbur rreth 40 kilogram.
Ajo ka folur me mllef për ish-birro, duke thënë se do të kishte dhënë gjithçka vetëm të mos e kishte njohur si person.
“Paraja nuk është kurrgjë me çka kam përjetuar unë. Krejt pasurinë e kisha dhënë timen, në zero e kisha lënë, kisha fjetur në rrugë dhe e kisha ndërtuar përsëri jetën time veç mos me ta njihja një krijesë si ai, ai nuk është krijesë, nuk mundem ta quaj krijesë atë [Fisnikun] një njeri pa ndjenja që i bën këto gjëra.
Është shumë e rëndë. Njerëzit e kanë përjetuar anën materiale, por unë çka kam përjetuar, anën shpirtërore, anën fizike, psikike, të karrierës, gjithçka për mua ka qenë goditje. Krejt pasurinë e kisha dhënë të kthehesha edhe njëherë për mos të njohur persona të tillë. Gjithmonë edhe vajzave ju them, kujdes gjithmonë me meshkuj”, tha ajo ndër të tjera.
Fjolla edhe një herë përmendi ngjarjen e ndodhur në 2020-ën, kohë kur u arrestua në Morinë pasi iu gjet një armë pa leje. Ajo tha se arma i përkiste ish-burrit.
“Kjo ka qenë arsyeja që mua më ka bërë keq, edhe erdha në këtë gjendje, qe ky problemi i Shqipërisë dhe personi në fjalë që nuk po dua as t’ia përmend emrin. Për shkak të tij për një pistoletë të tij, edhe erdha deri në këtë gjendje unë. Kjo ka qenë arsyeja, mbyllja, presioni, çka po ndodh, intervistat e personit në fjalë, që del bën shantazhe, bën gjithçka, ato janë krejt energji negative”, tha ajo ndër të tjera “Prive”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente