
Fiorentina-Inter, ndërpritet loja në minutën e 18-të! Bove bie në fushë pa ndjenja
👁862
Ndeshja Fiorentina-Inter u ndërpre në minutën e 18-të të lojës! Gjyqtari i takimit mori këtë vendim pas një episodi të rëndë. Edoardo Bove ra në mes të fushës pa ndjenja dhe ndeshja u ndal menjëherë, derisa të kuptohet nëse lojtari është jashtë rrezikut për jetën.
Lojtarët e skuadrës violë po përpiqen të rrethojnë shokun e ekipit, që kamerat të mos fiksojnë asnjë pamje të portretit të tij. Situata është shumë serioze dhe delikate.
Ka lojtarë që vënë duart mbi kokë. Disa të tjerë po qajnë.
Burimi