
Fier/ Makina përplaset me motorin, motoçiklisti përfundon në spital
👁2164
Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën “Skënderbeu” në Fier.
Drejtuesi i motorit që ka mbetur i plagosur është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
gijotina.com/
Burimi