Fideli – Ylli Majmun që kërkon të luftojë CAS-in
Shqipëria, ky vend i vogël në sipërfaqe e popullsi, ka prodhuar çudira të mëdha, me protagonistë zyrtarë të korruptuar dhe shpesh herë edhe karagjozë. Stafetën e majmunit të cirkut këtë herë e ka marrë Fidel Ylli, i zgjedhur në mënyrë të paligjshme në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Personazhi kontrovers shfaqet shpesh në media. Herë vesh pelerinën e seksologut dhe flet për njohuritë e gjera që ka për femrat, e herë tjetër shfaqet në rolin e sheikut, teksa deklaron që paguan 4 mijë euro çdo vit për të qenë anëtar i klubit të “Ferarit”.
Njeriu me hobe luksi është përfolur në media për të shkuarën e tij të errët: Lëpirjet ndaj personazheve me pushtet si kryeministra apo kryebashkiakë të cilët kanë pas hijet e prangave, i përdorur prej tyre si hajdut i parave e pronave publike, sekser i paskrupull dhe lavatriçe e pastrimit të parave të pista.
Mbrojtja me zell e nismës për rihapjen e basteve sportive ngriti dyshimet e rikthimit edhe njëherë të Filed Yllit në zërin e fuqishëm lobues pranë qeverisë për grupe të errëta interesa.
Ndërsa tani, po shpalos figurën e një shejtan-budallai që ka vendosur ti shpallë luftën Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin, teksa i ka hipur karriges së pushtuesit të KOKSH-it dhe përfiton benefitet.
E sqaruar thjeshtë, fabula është e tillë: Gjykata e Arbitrazhit për Sportin në Lozanë të Zvicrës ka vlerësuar se zgjedhja e Fidel Yllit në krye të KOKSH është kryekëput e jashtëligjshme.
Kambanat për uzurpimin e institucionit u dhanë para se ai të niste pushtimin e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe paligjshmëria u vulos me një vendim të gjykatës supreme sportive.
Pavarësisht vendimit të CAS, Fidel Ylli bën sikur nuk di gjë. Anashkalon vendimin e gjykatës dhe vijon të luajë rolin e shejtan-budallait duke thirrur asamblenë e radhës të KOKSH.
Pra, kryetari i jashtëligjshëm, i një institucioni me përbërje të jashtëligjshme, thërret një mbledhje të jashtëligjshme!
Bashkë me pushtuesin, si të paditur hiqen dhe instancat e tjera shtetërore në vend, duke filluar nga ministrja e linjës Ogerta Manastirliu.
Fideli ndërkohë përfiton dhe bën rolin e majmunit gaztor duke i shpallur luftë Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv.
Burimi