
Federata e Futbollit uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
👁1552
Federata e Futbollit u uron të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë.
Urimit për festën e Pavarësisë i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, Presidenti Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!“
“Edhe disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë uruar 112-vjetorin e Pavarësisë përmes disa video-mesazheve të shkurtra.
Urime Shqipëri, urime shqiptarë!
Burimi