EURO 2024/ Superkompjuteri i OPTA bën parashikimin se cila skuadër fiton kupën

EURO 2024/ Superkompjuteri i OPTA bën parashikimin se cila skuadër fiton kupën

 
Euro 2024 ka njohur më në fund të 16 skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin për fitoren e trofeut dhe sidomos përballjet dhe kombinimet që të çojnë drejt tij. Tani të gjithë presin një fazë me eliminim direkt që parashikohet të jetë mjaft entuziazmuese pasi garanton menjëherë përplasje skuadrash të mëdha dhe rivalitet.
Ndërsa ka ende të gjithë ekipet e mëdha në garë, superkompjuteri i gjigandëve të statistikave të OPTA, ka simuluar me programin e tij 10 mijë herë ndeshjet e mbetura të turneut dhe për çudi, ka përsëri favorite për fitoren finale ekipin e Anglisë.
Edhe pse ekipi i Gareth Sauthgejt zhvilloi ndeshje shumë të dobëta në fazën në grupe, superkompjuteri, ndoshta duke marrë për bazë që Anglia do të jetë me një rrugëtim më të thjeshtë në letër drejt finales, sheh “tre luanët” favoritë me 20% të mundësive për të fituar turneun.

Anglezët parashikoheshin si favoritë që në fillimin e turneut, ndërsa në vendin e dytë ishte Franca. Por kalimi i saj në anën e vështirë të tabelës falë vendit të dytë në grup, sheh shanset e francezëve të zbresin nga 19,1% në 13,4%, duke qenë tashmë të katërtit mes favoritëve.
Skuadra që ka bërë një përmirësim të ndjeshëm falë fazës në grupe me paraqitjen e saj është Spanja, që kalon nga 9,6% mundësi suksesi para turneut, në 17,2%.

gijotina.com/
Burimi