Ermal Meta bëhet baba për herë të parë: Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë: Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe

Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Ermali përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
“Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, madje as zemra, 19.06.2024”, shkruan ai duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Ermali është në një lidhje me italianen Chiara Sturda, që prej 4 vitesh.
Ndërkohë që para disa kohësh në një intervistë të dhënë këngëtari tha se vajza do të quhet Fortuna Marie.
Burimi