Elon Musk baba për herë të 12-të

Elon Musk baba për herë të 12-të

Miliarderi 52-vjeçar Elon Musk është bërë baba për herë të 12-të. Ai është bërë sërish baba me fëmijën e tij të tretë me ekzekutiven e Neuralink, Shivon Zilis, me të cilin ka edhe binjakët 2-vjeçarë Strider dhe Azure, megjithëse nuk dihet ende gjinia e foshnjës apo emri.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Musk ka lindur të paktën 12 fëmijë, gjashtë prej tyre në pesë vitet e fundit, tre me muzikanten Grimes dhe tre me drejtoren e projekteve speciale të Neuralink Corp, Shivon Zilis, përfshirë një tjetër që nuk është bërë i njohur për publikun deri më tani.
Fëmija ka lindur në fillim të këtij viti, sipas personave që kanë dijeni për këtë çështje, të cilët e konfirmojnë lajmin vetëm në kushte anonimiteti.
Zilis nuk pranoi të komentonte dhe as Musk nuk iu përgjigj pyetjeve.
Elon Musk ka binjakë 20-vjeçarë dhe trenjakë 18-vjeçarë me ish-bashkëshorten Justine Wilson, ndërsa ata humbën tragjikisht fëmijën e tyre të parë për shkak të sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës në vetëm 10 javë.
Musk është gjithashtu babai i X, Exa, i Y, dhe foshnjës Techno, e cila njihet si Tau, me këngëtaren Grimes.
Burimi