Edi Rama përfundon përsëri në spital, i nënshtrohet një operacioni

Edi Rama përfundon përsëri në spital, i nënshtrohet një operacioni

Kryeministri Edi Rama është shtruar ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi vuan nga hernia diskale.
Bëhet e ditur se Rama po operohet nga Prof. Dr. Arben Gjata dhe mesa duket të gjithë kirurgët dhe personeli mjekësor janë vënë në gadishmërinë e “Sulltanit” duke lënë pas dore njerëzit e thjeshtë që mezi kanë gjetur një orar për të trajtuar problemet e tyre shëndetësore.
Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje në fund të gushtit, kur teksa ishte për një inspektim në spital.
“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, deklaroi Rama.
Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit.
Në përgjigje të interesimit nga media, zyra e shtypit pranë kryeministrisë konfirmoi se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.
“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.  Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”.
Burimi