E pazakontë! Ndërpritet ndeshja Gjermani-Danimarkë, arbitri trembet nga rrufetë (Video)
👁1375
Prej orës 21:00, në “Signal Iduna Park”, të Dortmund, “Pancerat” gjermanë po përballen me “Vikingët” e Danimarkës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Mirëpo, arbitri kryesor i sfidës ka vendosur të ndërpresë gjithçka, në minutën e 38′-të të sfidës, ku shkak janë bërë kushtet e rënduara atmosferike, teksa një shi i rrëmbyer ka filluar në Dortmund.
Shkak është bërë një rrufe, e cila e ka frikësuar arbitrin, i cili i dërgoi fillimisht lojtarët në stol dhe më pas drejt dhomave të zhveshjes.
Kjo është hera e parë në historinë e Europianit që një ndeshje ndërpritet për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
(VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)
Burimi