E kritikojnë për peshën, Bebe Rexha ka një mesazh për ta!

E kritikojnë për peshën, Bebe Rexha ka një mesazh për ta!

Bebe Rexha shpesh është hasur me kritika në lidhje me peshën e asaj.  Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, këngëtarja u ka dhënë një mesazh të gjithë atyre që e kanë quajtur “të shëndoshë”.
“Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”-iu adresua ajo këtyre komenteve fyese, bashkangjitur me një foto në Instagram.
Bebe Rexha ka arritur pak muaj më parë një rekord prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”, thuhej në njoftim.
Kujtojmë që disa nga disa nga këngët e saj më të dëgjuara janë,  “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be” dhe “I’m A Mess”. Kënga “Meant To Be” ka arritur të pozicionohet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar e muzikës country në të gjitha kohërat në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Burimi