E dobishme për shëndetin ja cila është dieta më e mirë për vitin 2024
Për të shtatën vit radhazi, stili mesdhetar i të ushqyerit fitoi titullin e dietës më të mirë të përgjithshme, sipas vlerësimeve të vitit 2024.
Komiteti i çmimeve prej 43 ekspertësh të ushqyerjes renditi dietën mesdhetare të parën në kategoritë e dietës më të lehtë për t’u ndjekur, dieta më e mirë familjare, dieta më e mirë për ushqim të shëndetshëm dhe dieta më e mirë për diabetin, kockat dhe nyjet si dhe ushqimi i shëndetshëm për zemrën, thuhet në raport.
Cili është stili mesdhetar i të ushqyerit?
Studimet kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Plani i vaktit, i cili është më shumë një stil i të ushqyerit sesa një dietë e kufizuar, është lidhur gjithashtu me kocka më të forta , një zemër më të shëndetshme dhe jetë më të gjatë. Dieta përmban gatim të thjeshtë, me bazë bimore, me shumicën e çdo vakti të fokusuar në fruta dhe perime, drithëra, fasule dhe fara, me pak arra dhe një theks të madh te vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë dhe sheqeri dhe ushqimet e rafinuara janë të rezervuara për raste të veçanta.
Mishi i kuq përdoret me masë, zakonisht vetëm për të shijuar një pjatë. Ngrënia e peshkut i cili është i mbushur me acide yndyrore omega-3, inkurajohet, ndërsa vezët, qumështi dhe shpendët hahen në porcione shumë të vogla.
Ndërveprimet sociale gjatë vakteve dhe stërvitjes janë gurët themelorë të stilit mesdhetar të të ngrënit. Ndryshimet e stilit të jetesës që janë pjesë e dietës përfshijnë të ngrënit me miqtë dhe familjen, shoqërimin gjatë vakteve dhe ngrënien e ushqimeve të preferuara me vëmendje./ CNN
Burimi