Dumani: U ndihmuam nga BE të zbulonim zyrtarët e korruptuar nga bandat

Dumani: U ndihmuam nga BE të zbulonim zyrtarët e korruptuar nga bandat

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh sot në Kuvend, se SPAK ka bashkëpunime me shumicën e vendeve të BE-së, ndërsa theksoi se Prokuroria Speciale ka rritur hetimet proaktive. Në këtë kuadër, Dumani tha se shtylla e suksesit të SPAK është bashkëpunimi ndërkombëtar. Dumani tha se nga hetimet për krimin e organizuar kemi evidentuar lidhjet e krimit me zyrtarë të niveleve të ndryshme, që janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar.
“SPAK duhet të fokusohet në çështjet më të ndjeshme dhe që janë më vështirë për t’u hetuar”, u shpreh Dumani. Ai tha se në fund të këtij viti SPAK do të përfaqësojë rolin e Komisionerit Publik në rastet kur mund të ketë ankesa në KPA ndaj vendimeve të KPK për gjyqtarët dhe prokurorët, përsa i takon procesit të Vetting.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge”, tha Dumani.
Në fjalën e tij, kreu i SPAK tha se është ushtruar ndjekja penale ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, por edhe drejtuesve të pushtetit vendor, apo ish-drejtuesve të Bashkive.
“Kemi një laborator modern të përgjimeve, një laborator modern të ekspertizës kriminalistike, gjithashtu kemi investuar në mjete dhe teknologji bashkëkohore që na shërben në kryerjen e hetimeve të suksesshme”, tha Dumani.
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente