Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi paraqitet në SPAK

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK dhe nëse është thirrur si person në dijeni për ndonjë çështje apo është nën hetim.
Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, drejtori i Policisë së Tiranës nuk dha asnjë prononcim për mediat.
Elton Alushi mban postin e kryepolicit të Tiranës prej nëntorit 2024, pas largimit nga detyra të paraardhësit të tij Tonin Vocaj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente