Drejtorët e rinj/ Rama rikthen Dallëndyshe Bicin në krye të IKMT, kush vjen në krye të Kadastrës
Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Kadastrës, teksa kryeministri Edi Rama e ka emëruar në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Në këtë post, Bici zëvendëson Ervin Hoxhën, i cili u emërua së fundmi në postin e Ministrit të Brendshëm. Për Dallëndyshe Bicin është një rikthim në këtë detyrë, pasi këtë post e ka mbajtur edhe më herët.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhobelli, një grua pa një profil publik.
Lorena Goxhobelli
Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Gjatë viteve 2014 – 2017, ajo ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj të vitit 2022
Drejtorët e rinj
Pas ndryshimeve në qeveri, ku tre drejtorë morën postet e tre ministrive, përkatësisht atë të Financave, ministrit të Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes, janë emëruar drejtorët e rinj të Portit të Durrësit dhe AKBN-së, përveç IKT-së e Kadastrës.
Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit, duke zëvendësuar kështu Pirro Vengun, i cili mori postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.
Kreshnik Bajraktari
Në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është emëruar Erlind Sulo, emërimi i të cilit vjen pas largimit të Petrit Malaj, i cili do të drejtojë Ministrinë e Financave.
Erlind Sulo
Më herët Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Ai ka qenë gjithashtu drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Burimi