Donin të përvetësonin makinën luksoze përmes mashtrimit, arrestohen dy persona (Emrat)

Donin të përvetësonin makinën luksoze përmes mashtrimit, arrestohen dy persona (Emrat)

Një 38-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga të policisë pasi është përfshirë në një skemë mashtrimi në bashkëpunim edhe me një shtetas turk për përvetësimin e një makine luksoze ‘Audi’ me vlerë 200 mijë euro.
Policia ka vënë në pranga Elvis Kosovën si dhe shtetasin truk Yucehan Er. Në kërkim është shpallur edhe një 20-vjeçar nga fshati Prush ku edhe u gjet audi luksoz.
39-vjeçari turk ka marrë një Audi me qira në Gjermani, ka ardhur në Shqipëri dhe ia ka dhënë Elvis Kosovës makinën e më pas ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R 8”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush.
Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.
Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi