Diplomatja e re amerikane takon për herë të parë Edi Ramën

Diplomatja e re amerikane takon për herë të parë Edi Ramën

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama, që u zhvillua në vilën qeveritare 30 në zonën e ish Bllokut.
Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Eid Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.
Raportohet se temë e diskutimit kanë qenë një sërë çështjesh që nga partneriteti strategjik, reforma në drejtësi, nisja e sezonit politik që do na çojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025 dhe situata në rajonin e Ballkanit.
Takimi ishte i mbyllur dhe pa praninë e mediave.
Ky takim u mbajt thuajse paralelisht me atë në Prishtinë, mes shefit të CIA-s dhe kryeministrit Albin Kurti.
Më herët Nancy Van Horn është takuar me Presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, si dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vëngu.
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori detyrën më 5 gusht duke zëvendësuar në këtë detyrë David Wisner. Në mesazhin e saj të parë në Shqipëri, diplomatja amerikane u shpreh se “do të punojë në vendin tonë për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë, ekonominë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s”.
Burimi