Digjen nga zjarri 5 ha ullishte e shkurre në Lushnjë

Digjen nga zjarri 5 ha ullishte e shkurre në Lushnjë

Në Lushnjë, një zjarr ka shpërthyer që në orët e para të mëngjesit në kodrat e Vainit në Karbunarë.
Zjarri ka përfshirë kodrat me ullinj, dru frutorë dhe shkurre.
Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnje dhe efektivët e policisë.
Me gjithë ndërhyrjen e banorëve të zonës efektivëve të sektorit zjarrfikës dhe të policisë nga flakët e zjarrit, janë djegur rreth 5 hektarë ullinj e frutorë.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor.
Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.
Përgjegjësi i sektorit të zjarrfikëses Lushnjë, zoti Xhezmi Metushi, u bën apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre qoftë edhe për djegien e mbeturinave sepse është e ndaluar kategorikisht me vendim qeverie, ndezja e zjarreve nga data 1 qeshor deri më 30 shtator.
 
Burimi