Denoncimi i PL: 80% e fëmijëve në Tiranë, nuk gjejnë dot një vend në çerdhet e kopshtet publike
Zv/ presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës, nuk gjejnë dot një vend në strukturat publike.
“Përtej propagandës së dalë boje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vlen të themi disa vërteta për sistemin arsimor në Tiranë. Në fillim të këtij viti shkollor, Bashkia e Tiranës nuk ka siguruar infrastrukturën për pjesën dërrmuese të fëmijëve të arsimit parashkollor. 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës, nuk gjejnë dot një vend në strukturat publike. Prindërit janë të detyruar t’u drejtohen kopshteve private”, deklaroi ajo në një dalje për mediat.
“Sistemi publik mund të përballojë vetëm 20% të nevojave potenciale ose, e thënë ndryshe, nëse të gjithë fëmijët e kësaj moshe do të kërkonin strehim në njësitë publike, vetëm 1 në 5 vogëlushë do të pranohej. Jemi në këtë gjendje plot 8 vjet pasi Bashkia e Tiranës nisi aplikimin e taksës së përkohshme të ndikimit në infrastrukturë, e cila qëllim parësor kishte ndërtimin e objekteve të reja arsimore, dhe jo thjeshtë rikonstruksion dhe propagadohet, pasi sot Tirana ka nevojë emergjente për shkolla, kopshte e çerdhe të rej”, tha Xhixho.
Burimi