Debate në Kuvend, socialistët futin me procedurë të përshpejtuar një ligj të ri për armët

Debate në Kuvend, socialistët futin me procedurë të përshpejtuar një ligj të ri për armët

Socialistët kanë miratuar mes debatit në Kuvend, futjen me procedurë të përshpejtuar të një projekt-ligji të ri për prodhimin e armëve.
Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik.
Ndërkohë, opozita ka akuzuar se kemi të bëjmë me një ligj me porosi që ka ndryshuar dy herë brenda dy muajsh.
Sipas deputetes së PD-së, Jorida Tabaku ligji do të ndryshojë vetëm për shkak se operatori i shpërndarjes së armëve ka kërkuar që të futen dhe dy lloje të tjera armësh.
“Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh,.
Pra dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh. Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, U mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës. Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani.
Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku.
Por sipas socialistes Ermonela Felaj bëhet fjalë për një projektligj të ri.
“Këshilli i Ministrave ka kërkuar shqyrtim me procedurë të përshpejtuar për Projektligjin “Për Krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”.
Nuk bëhet fjalë në ndryshimet në ligjin për armët, është një ligj i ri. Jo më kot e kërkova për rregullimin e provimit tregtimit dhe zhvillimit të armëve. Nuk ka të bëjë me ligjin për armët. Është projektligj i ri. Jemi të qartë edhe me procedurën që na imponon rregullorja. Ka të drejtë Këshilli i ministrave të paraqesë një kërkesë të tillë. Komision përgjegjës për këtë projektligj do të jete komisioni për Sigurinë Kombëtare. Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik”, u shpreh ajo
 
Burimi