De la Fuente: Jemi ekipi më i mirë i “Euro 2024”
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente mendon se skuadra e tij është ekipi më i mirë i këtij Europiani.
De la Fuente ka këtë bindje edhe pse përballë në çerekfinale do të ketë një rival të fortë si Gjermania.
“Qëllimi është të fitojmë ndeshjen e radhës dhe dimë që do të kemi një ekip të fortë si Gjermania. Por kemi besim në forcat tona. E përsëris, me gjithë respektin për përfaqësueset e tjera, jemi skuadra më e mirë me lojtarët më të mirë”, tha ai në një komunikim me median.
Spanja dhe Gjermania janë përfaqësueset me më shumë Europianë të fituar, nga 3 secila. Edhe pse Anglia nuk ka bindur me lojë, Gareth Southgate beson se do të jenë gati për takimin çerekfinal me Zvicrën që deri më tani ka treguar një futboll të mirë.
“E dimë që niveli i lojës tonë duhet të jetë më i lartë. Po punojmë për disa aspekte, po i japim mundësinë disa të rinjve dhe po gjejmë mënyrën për të qenë ende në lojë”.
Europianin e kaluar Anglia mbërriti deri në finale ku u mund nga Italia, ndërsa Zvicra preku për herë të parë çerekfinalet.
Burimi