Dalic shpërthen ndaj arbitrit dhe UEFA-s: Pse tetë minuta shtesë?

Dalic shpërthen ndaj arbitrit dhe UEFA-s: Pse tetë minuta shtesë?

Trajneri kroat Zlatko Dalic ka shprehur pakënaqësi për minutat shtesë të akorduar në ndeshjen me Italinë, në të cilën italianët barazuan në sekondat e fundit të 8 minutave shtesë.
Rezultati 1-1 lë jashtë Europianit Kroacinë (edhe pse matematikisht ende nuk është i mundur kualifikimi përmes vendit të tretë, por probabiliteti është i ulët).
Pas ndeshjes, duke folur për mediat, trajneri Dalic pranoi përgjegjësitë e tij, por kritikoi gjyqtarin Makkelie dhe UEFA-n.
“Duke qenë se nëse nuk e kaluam grupin, është faji im, nuk e kuptoj pse u dhanë 8 minuta kohë shtesë. Çfarë episodi kaq i rëndë ndodhi në pjesën e dytë? Në fund të fundit, nuk është për t’u habitur, ne kroatët duhet të luftojmë kundër të gjithëve: Na bënë të luajmë në orën 15:00. Ju rezulton se kjo ndodhi në Francë, në Angli apo në Gjermani? Megjithatë, më vjen keq për njëqind mijë tifozë që na ndiqnin me pasion të jashtëzakonshëm”, tha Dalic.
Burimi