Covid apo grip stinor? Ja çfarë thotë mjeku Alimehmeti

Covid apo grip stinor? Ja çfarë thotë mjeku Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur mbi situatën aktuale në Shqipëri mbi rastet me Covid, dallimin e këtij të fundit me gripin si dhe shenjat e covidit.
Alimehmeti u shpreh se mungesa e testeve të shpejta po çon në përhapje, ndonëse shifrat nuk janë alarmante.
“Deri diku është një valë krejtësisht e ulët krahasuar me valët që kemi pasur vite më parë, dhe ç’është më e rëndësishmja rastet e rënda janë shumë më pak. Spitalet kanë patjetër të shtrua,r por numrat janë krejtësisht të vegjël në krahasim me çfarë ne dimë.
Në këtë moment,  e di që bëhet fjalë për simptoma të tipit, dhimbje gryke, bllokim hundësh, teshtima dhe pak temperaturë, dhe këto janë praktikisht për çdo virozë të formës së lehtë të zakonshme.
Ne 3 vjet e gjysmë pas pandemisë vazhdojmë të kemi mungesë të theksuar në testime dhe mosofrim të testeve të shpejta ndaj popullatës.
Po të shkoni sot në farmaci të bleni një test të shpejt/ ju nuk e keni. Ndërsa në botë e keni në farmaci, e keni në supermarket, e bleni online dhe ju vjen në shtëpi, ndërsa këtu tek ne nuk është.
Por pse bëhet testi i shpejtë? Sepse ai nuk bëhet përqejf, se ne duam të raportojmë apo të krijojmë ca numra, të shkruajmë një kapitull libri dhe ta lemë aty.
Bëhet sepse një person që ka shenja të tilla, si këto që përmenda unë, që janë shumë jo specifike  dhe nuk tregojnë detyrimisht se ky është Covid, bën testin dhe nëse rezulton pozitiv i ofrohet një mundësi që të ketë më shumë kujdes dhe të mbrojë më shumë familjen, kolegët, dhe komunitetitn e vet, dhe ta kufizojë shtrirjen e kësaj sëmundjeje në popullatë”, u shpreh Alihmehmeti.
Burimi