
Cilat janë shenjat e zodiakut që do të hasin vështirësi gjatë muajit mars?
Fillimi i marsit, lidhja Mërkur-Saturn në shenjën e Peshqit ka filluar të ndikojë ndjeshëm tek shenjat e ndryshme të horoskopit, duke na ndihmuar të përballemi me të vërtetat reale dhe të maturohemi emocionalisht. Kjo periudhë kërkon reflektim dhe përballje me situata që më parë mund të kemi shmangur ose injoruar. Shenjat e mëposhtme të zodiakut pritet ta ndjejnë këtë ndikim më intensisht.
Virgjëresha – Ky ndikim do të fokusohet tek marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale. Do të jeni të detyruar të përballeni me aspekte që keni shmangur, si marrëdhëniet që nuk kanë një bazë të fortë. Nëse jeni në një lidhje toksike, mund të kuptoni se është koha për t’u larguar.
Kjo periudhë do t’ju ndihmojë të qartësoni lidhjet tuaja dhe të përqendroheni tek ato që janë të vërtetë të vlefshme.
Shigjetari – Lidhja Mërkur-Saturn do të ndikojë në çështjet e familjes dhe përgjegjësitë e shtëpisë. Do t’ju kërkohet të merrni vendime të rëndësishme dhe të përballeni me çështje të vjetra që mund të ndryshojnë ekuilibrin në marrëdhëniet tuaja familjare.
Mund të ndiheni të kufizuar dhe të pyesni veten nëse është koha për t’u bërë më të pavarur. Saturni do t’ju shtyjë të vendosni kufij dhe të krijoni stabilitet dhe siguri.
Peshqit – Për këtë shenjë, lidhja e Mërkurit me Saturnin sjell një nevojë të fortë për të përballur realitetin. Do të duhet të merrni përgjegjësi dhe të keni një qasje më serioze ndaj jetës tuaj.
Burimi