Champions League/ Dortmund-Barcelona premton spektakël, Juventus pret City-n
Këtë të mërkurë, do të luhen nëntë ndeshjet e fundit për raundin e gjashtë në Ligën e Kampioneve.
Kjo xhiro, rezervon sfida tejet interesante, të cilat pamëdyshje mund të quhen edhe si finale të parakohshme. I tillë është takimi mes Borussia Dortmund dhe Barcelonës.
Dy ekipet janë përballur me oshilacione të shumta në këtë kompeticion dhe për këtë arsye tani pikët i kanë detyrim. Në një atmosferë të shkëlqyer në “Signal Iduna Park”, pritet një ndeshje spektakolare dhe e bukur, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy ekipet.
Si Barcelona, ashtu edhe Dortmund, kanë marrë 12 pikë pas pesë ndeshjeve të para dhe synojnë një tjetër fitore.
Ndeshje e luftuar pritet të jetë edhe ajo mes Juventusit dhe Manchester City-t. Në Torino, përballen dy ekipet që po kalojnë një moment të vështirë dhe këtë sfidë e shohin si pikën e kthesës.
Dy ekipe me emër ndaj njëra-tjetrës, me objektivin që është i qartë, triumfi. Motta dhe Guardiola, kërkojnë maksimumin në këtë sfidë, që mund të vendosë shumë për të ardhmen.
Interesante është edhe përballja mes Arsenalit dhe Monacos. Anglezët vijnë si favoritë në këtë përballje, por francezët kanë treguar se mund të bëjnë suprizën, siç ndodhi ndaj Barcelonës.
Jetike i ka pikët edhe Milani, që do të presë në shtëpi serbët e Crvena Zvezda. Këto takime do të luhen, duke nisur nga ora 21:00, ndërsa me herët, Atletico Madrid luan ndaj Slovan Bratislava, ndërsa Lille sfidon Sturm Graz.
Burimi