Çfarë duhet të bëjnë djemtë? Rozana ka një kërkesë të çuditshme për banorët

Çfarë duhet të bëjnë djemtë? Rozana ka një kërkesë të çuditshme për banorët

Rozana Radi ka vënë në detyrë ditën e sotme avantazhin që mori nga misioni ninxhat që bëri me Gjestin pak javë më parë. Ajo kishte kërkuar që banorët të ishin në dispozicion të saj, të bënin çfarë të thoshte ajo.
“Banorë, si fituese e misionit ninxha Vëllai i Madh njofton se Rozana ka mundësi të përfitojë avantazhin e kërkuar prej saj. Nga ky moment e deri nesër në mëngjes banorët e shtëpisë do të jenë në dispozicion të kërkesave të ndryshme që do të kenë”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Kërksa e parë që Rozana bëri për banorët ishte që djemtë të bënin zonjat e shtëpisë.
“Unë do të doja si fillim që çunat të bënin zonjat e shtëpisë, nëse keni dëshirë, nuk iu detyron njeri. Nëse nuk do t’a bëni mos e bëni. Si fillim të na shërbeni gocave të shtëpisë. Danja do na ndihmojë me djemtë. Gjesti do të jetë asistenti im dhe do të vishesh, do marrësh direktiva se çfarë do të bësh. Djemtë do bëjnë të gjitha kërkesat që kanë vajzat e shtëpisë”, tha Rozana.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente