Burri gjendet i vrarë në banesë, dyshimet

Burri gjendet i vrarë në banesë, dyshimet

Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kalimash të Kukësit këtë të diel. Dyshimet janë se viktima i ka dhënë fund jetës duke i vetëvrarë me armë zjarri.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët shtetasi I. S., rreth 75 vjeç”, bëri me dije policia në një njoftim paraprak, duke shtuar se dyshohet që i moshuari të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, thuhet më tej në njoftim.
Burimi