Bullizmi në rrjetet sociale nuk ka moshë, rriten denoncimet edhe ndaj të rriturve

Bullizmi në rrjetet sociale nuk ka moshë, rriten denoncimet edhe ndaj të rriturve

Ndërsa vëmendja kryesore është përqendruar te bullizmi mes adoleshentëve në rrjetet sociale, një tjetër problematikë e rëndësishme po del në pah: abuzimi nga moshat 40-50 vjeç.
Në Fier, çdo ditë regjistrohen denoncime jo vetëm për sjellje problematike nga të rinjtë, por edhe nga kjo grupmoshë, e cila gjithashtu përfshihet në forma të ndryshme abuzimi në internet.
Sipas psikologëve, edhe të rriturit kanë nevojë për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi përdorimin e shëndetshëm të rrjeteve sociale. Megjithëse legjislacioni parashikon ndëshkime për këto sjellje, avokatët argumentojnë se masat aktuale nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar abuzimin në internet.
Një tjetër ndryshim i vërejtur kohët e fundit është se abuzimi nuk është më i lidhur vetëm me meshkujt si autorë dhe femrat si viktima. Statistikat tregojnë se tani raporti mes abuzuesve dhe viktimave është thuajse i barabartë, pasi gjithnjë e më shumë raportohen raste ku edhe femrat kryejnë abuzime ndaj meshkujve në rrjetet sociale.
Burimi