Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe dhe xhami

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe dhe xhami

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve.
Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në sheshin “Skënderbej”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.
Në faljen e Kurban Bajramit, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë duke u shprehur se është një festë që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit, “festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.
“Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.
Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”, u shpreh ndër të tjera ai.
Festa e Kurban Bajramit është të përkujtojë devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin, (djalin e profetit Ibrahim) me një dash, i cili do të therej në vend të tij. Ky urdhër nga Zoti ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festa e sakrificës.
Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin diku midis dy dhe katër ditësh. Akti i Kurbanit (kurbani) kryhet pas Faljes së Bajramit (Lutjet e Bajramit), të cilat kryhen me njerëz në Xhaminë më të afërt në mëngjesin e Bajramit.
Gijotina.com uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Burimi