Berisha: Çfarë fati për ne që na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin!

Berisha: Çfarë fati për ne që na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në 34 vjetorin e PD u shpreh se ishte fat që i dhanë Shqipërisë pluralizmin dhe rrëzuan diktaturën.
Berisha: Të dashur themeluese, themelues të Partisë Demokratike, të pranishëm në këtë sallë dhe kudo që jeni sot.Të dashur drejtuese dhe drejtues të PD, anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie, gëzuar 34-vjetorin e themelimit të PD.
Një përshëndetje të përzemërt kam për të gjithë ata opozitarë e demokratë që në këto 34 vite, kanë derdhur lumenj djerse, guximi dhe kanë mbajtur gjallë, janë shndërruar në forcën jetësore të kësaj partie dhe e kanë sjellë atë këtu në prag të fitores, fitores së saj të tretë, fitores së merituar.
Por në emër tuaj dua të përshëndes kryetarin e Partisë së Lirisë, aleatin tonë, Ilir Meta, deputetin e PD, Ervin Salianji, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, për qëndresën e tyre, të arrestuar dhe në burgjet e diktaturës.
Dua të përshëndes përzemërsisht praninë e aleatëve tanë, me të cilët në 32 vite kemi ndarë betejat dhe fitoret, kemi qëndruar së bashku në kauzat e drejta që besojmë.
Miq dhe të ftuar, kur kthehesh mbrapa në kohë, në ditët më të para, kur rikthen në kujtime patosin, fuqinë e protestës studentore, studentët liberatorë, tribunin e lirisë, princin e pavdekshëm të shqiptarëve, Azem Hajdari, kur viziton në kujtime emocionet e themelimit të PD, njëherazi vendosjen e pluralizmit politik dhe ndarjen e epokave në Shqipëri, vendin më monist të planetit, kur kujton eposin qytetar të shembjes së kultit më të keq që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, kur kujton entuziazmin e ditës së bardhë, ditës së parë të demokracisë që PD dhe opozita shqiptare sollën me 22 mars të vitit 1992, zëvendësimin e shtetit diktatorial me shtetin ligjor, kur kujton krenarinë e anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur kujton marrëdhëniet njerëzore të njerëzve të lirë, kur kujton trashëgiminë e atyre që sot nuk janë sot mes nesh, kur kujton tribunin e lirisë, prijësin e pavdekshëm Azem Hajdari, kujton Mandelën e Shqipërisë, Pjetër Arbnori, intelektualin vigan Ali Spahija, kujton intelektualin e shquar dhe guximtar, drejtues kryesor i PD, Gramoz Pashko, mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë dhe virtytet e Bujar Nishanit, qytetarinë e Gerti Bogdanit dhe mbi të gjitha dashurinë reciproke që anëtarët dhe mbështetësit e PD ndajnë njëri me tjetrin, kur fluturimthi kthehesh një kujtimet e pasura 34-vjeçare të historisë sonë, një gjë të vjen në mendje, çfarë fati për ne të jemi pjesë e kësaj partie.
Çfarë fati për ne të jemi pjesëmarrës në këtë histori të lirisë së Shqipërisë 3 herë me radhë.
Çfarë fati për ne që na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin, të rrëzonim diktaturën më gjakatare në Europë.Por jo më pak të jepnim kontributin tonë të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ishim bashkë ne të gjithë këtu në Tiranë, krah mikut të shquar të shqiptarëve, presidentit Xhorxh Bush, kur u shpall për herë të parë pavarësia e shtetit të dytë të shqiptarëve, pavarësia e Kosovës..
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente