Barcelona ndalon qiratë afatshkurtra për turistët
A po mendoni të bëni pushime në Barcelonë dhe të merrni me qira një apartament për qëllime turistike? Duhet të rezervoni para vitit 2028, sepse më pas do të jetë e pamundur të gjeni apartamente me qira për turistët dhe do t’ju duhet të drejtoheni në një hotel, shkruan il messaggero.it.
Ljami u bë i ditur nga kryebashkiaku Jaume Collboni, i cili synon të tërheqë të gjitha licencat turistike të dhëna pronarëve të apartamenteve private deri në vitin 2028 (aktualisht janë rreth 10 000).
Arsyeja? Përhapja e gjerë e akomodimeve të destinuara për qëllime turistike redukton ofertën e apartamenteve me çmime ekonomike për banorët dhe rrit çmimet.
Sipas një studimi të botuar në 2020 në ”Journal of Urban Economic”, akomodimi turistik rriti çmimet e qirave për banorët me 1.9% dhe në disa lagje deri në 7%.
“Ne nuk mund të lejojmë që shumica e të rinjve që duan të largohen nga shtëpia e familjes duhet të largohen nga Barcelona,” tha kryebashkiaku.
Qyteti tashmë rregullonte rreptësisht apartamentet turistike, me 10,000 licenca që jepeshin me tarifë dhe rinovoheshin çdo 5 vjet. Nga viti 2028 do të hiqen të gjitha licencat.
Burimi