Banorët e Nivicës ankohen për ujin, pompa e ujësjellësit prej 1 viti e djegur
Në fshatin piktoresk të Nivicës në Himarë kanë mbetur kryesisht të moshuar, të cilët tashmë kanë dhe një barrë me tepër: Të mbushin ujë në burime ose ta blejnë në dyqan, pasi në çezmat shkon me pakicë, veç një herë të ditë. Për mediat ata thanë se marrin vetem 70 litra ujë në ditë, ç’ka është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat që nga gatimi e deri tek higjiena.
“Ne na vjen uji një herë ditë, rreth 70 litra. Po çfarë do bëj me këtë sasi, a të laj a të shpëlaj?! Ne jemi ankuar por s’pyet njeri. Pompa u dogj që vjet dhe nuk është rregulluar”, thanë banorët.
Arsyeja, sipas tyre, është tensioni i ulët i energjisë elektrike që nuk furnizon pompën e ujësjellësit. Për më tepër, një nga dy pompat e ujit është hequr që nga viti i kaluar dhe ende nuk është zëvendësuar”.
Në stinën e nxehtë, mungesa e ujit është veçanërisht problematike dhe rrit rrezikun e sëmundjeve. Ata janë ankuar edhe vitin e shkuar por nuk ka gjetur zgjidhje nga bashkia dhe as ndërmarrja e ujësjellësit. Mungesa e ujit por dhe probleme të tjera, si rrjeti i amortizuar elektrik ka lënë të pa zhvilluar Nivicën, me potencial të jashtëzakonshëm turistik.
Burimi