Bankier i botës së krimit, Prokuroria holandeze kërkon 10 vjet burg për shqiptarin, Thanas Bako

Bankier i botës së krimit, Prokuroria holandeze kërkon 10 vjet burg për shqiptarin, Thanas Bako

Prokuroria holandeze ka kërkuar 10 vite burg për Thanas Bakon, 53-vjeçarin që pastronte paratë e trafikantëve nga Dubai dhe Holanda.
Sarandjoti u arrestua më 31 maj 2023 në Athinë pas një operacioni të policisë greke dhe Europol, si i dyshuar për pastrimin e rreth 500 milionë eurove.
“Unë isha lajmëtari, ky ishte një gabim i madh. Por përveç kësaj nuk di asgjë për këtë”, ka theksuar disa herë ai.
Avokati i tij më parë mohoi fuqimisht se ai ishte një “bankier i botës së krimit”.
Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako, ka qenë në shënjestrën e autoriteteve që në vitet 1990, kur raportohet se ishte i lidhur me grupe kriminale ndërkombëtare që merreshin me trafikimin e drogës. Njohjet e tij ishin mes Sarandës dhe Athinës.
Tetë vite më vonë, gjurmët e Thanas Bakos ishin në Kanada. Atje ai rezulton se ka krijuar një kompani me një shtetas tjetër nga Saranda, e cila ka vijuar aktivitetin e saj deri në vitin 2012.
Më pas, 52 vjeçari nga Saranda rikthehet në Greqi dhe dhe zhvillon aktivitetin në biznesin e Real Estate. Ai rezulton, sipas mediave në vendin fqinj, se është pronar me 99% të aksioneve të një kompanie që merret me shitjen e pasurive të patundshme.
Megjithatë, hetuesit kanë pasur dyshime se Thanas Bako nuk i kishte ndërprerë asnjëherë lidhjet me botën e krimit.
Kompania në të cilën 52 vjeçari nga Saranda është pronar dhe aksioner kryesor, kishte dhe shtëpinë në zonën e Glyfadas në Greqi, ku u prangos Bako. Kjo është ndër zonat më të shtrenjtat të Athinë dhe strehë për biznesmenët e fuqishëm.
Nëpërmjet kësaj kompanie Real Estate rezulton se Thanas Bako ka pastruar paratë e karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda dhe Belgjika.
Autoritetet kanë arritur të thyejnë mesazhet e koduara dhe të arrijnë te një përdorues i identifikuar vetëm me tre iniciale. Past tyre, ka dalë se qëndronte Thanas Bako dhe më pas janë bërë lidhjet me korrierët, të cilët merrnin udhëzime se ku t’i merrnin paratë, kriptovalutat dhe ku t’i dorëzonin. Këto pasuri pastroheshin përmes transfertave në shtete offshore dhe në Dubai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente