
Avioni në Itali rrëzohet pranë autostradës dhe shpërthen në flakë, dy të vdekur
👁1410
Një avion i vogël privat është rrëzuar pranë një autostrade në Itali rreth orës 13:00, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të pasagjerit.
Avioni ishte nisur nga fusha ajrore “Alvaro Leonardi” në Maratta dhe për destinacion kishte L’Aquila-n.
Nga rikonstruksionet e para avioni me emrin “Aeroclub Pescara” ka fluturuar mbi autostradën E45, duke u rrëzuar përtokë menjëherë më pas.
Pas rrëzimit avioni ka shpërthyer në flakë dhe piloti e pasagjeri kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burimi