Apeli refuzon lirimin nga qelia të Jorgo Goros

Apeli refuzon lirimin nga qelia të Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro për lehtësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u arrestua lidhur me tjetërsimin e tokës ku Artan Gaçi ngriti një resort turistik. Toka, sipas hetimeve të SPAK, është përfituar me dokumente false për tu shitur më pas te Gaçi.
Jorgo Goro akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë, ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 10592 m2, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, i cili planifikonte ndërtimin e një kompleksi turistik si investitor strategjik i shpallur nga qeveria Rama, në kohën kur bashkëshortja Olta Xhaçka ishte ministre.
Burimi