Apeli i GJKKO e dënoi me burg/ Beleri: Rama do të ketë probleme

Apeli i GJKKO e dënoi me burg/ Beleri: Rama do të ketë probleme

Eurodeputeti i zgjedhur, Fredi Beleri do të u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe kështu do t’i duhet të qëndrojë në qeli deri në tetor.
Mediat greke shkruajnë se Beleri nuk do të mund të jetë i pranishëm në Strasburg në korrik për të bërë betimin e tij.
Në një interviste për “CNN Greece”, Beleri ka paralajmëruar se çështjen do ta çojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe se nga tani e tutje problemin do ta ketë kryeministri Edi Rama.
“Në çdo vend europian dhe në çdo sistem gjyqësor që funksiononte sipas rregullave të shtetit të së drejtës, lirimi im do të ishte një rrugë njëkahëshe pavarësisht zgjedhjes sime apo jo. Rama do ta ketë problemin tani e tutje”, theksoi ai.
Beleri shton se kryeministri i Shqipërisë ka vepruar si një puçist i zakonshëm, duke shtuar se ai ka duruar shumë padrejtësi dhe do të durojë edhe për disa javë të tjera nëse do të jetë e nevojshme.
“Rama veproi si një puçist i zakonshëm. Kam duruar kaq shumë muaj pavarësisht padrejtësisë dhe grushtit të shtetit kundër meje. Do të duroj edhe disa javë nëse është e nevojshme”, tha eurodeputeti i zgjedhur.
Ndërsa ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për çështjen e tij “dhe pastaj disa nuk do të dinë ku të fshihen”.
Burimi