
Amorim shijon fitoren e parë në Premier League me Man.United, shkëlqen edhe Chelsea
👁1076
Manchester United ka gjetur fitoren e parë në Premier League me Ruben Amorim në krye të pankinës. “Djajtë e kuq” mundën 4-0 Everton, duke dhuruar kështu spektakël në “Old Trafford”.
Rashford dhe Zirkzee spikatën në këtë takim, duke realizuar nga një dopietë. Skuadra nga Manchesteri renditet në vendin e 9-të me 19 pikë.
Nuk fal Chelsea, teksa në “Stamford Bridge” triumfoi pastër 3-0 ndaj Aston Villas. Golat e Jackson e Fernandez si dhe kryevepra e Palmer i dhuruan 3 pikë të arta londinezëve, që tashmë renditen në vendin e 3-të me 25 pikë, po aq sa Arsenal i vendit të dytë.
Në Tottenham Hotspur Stadium (London), barazim spektakolar 1-1 mes Tottenham dhe Fulham.
Burimi