![Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, shkak dyshohet vaji i hedhur qëllimisht në rrugë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/aksident-ne-pogradec-qafe-thane-shkak-dyshohet-vaji-i-hedhur-qellimisht-ne-rruge_66c4b93c14cc6.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, shkak dyshohet vaji i hedhur qëllimisht në rrugë
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas burimeve mediatike, bëhet me dije se një automjet me targa greke ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka çuar në rëshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.
Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta. Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Shpesh herë drejtuesit e automjeteve kanë denoncuar aktet kriminale që kryejnë disa prej pronarëve të karrotrecëve me qëllim që të shkaktojnë aksidente për të “rritur punën” e tyre.
Burimi