
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën
👁1242
Një aksident është regjistruar në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Grabovic.
Sipas informacioneve 3 automjete të cilat po udhëtonin në këtë aks janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Duket se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Burimi