Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e së shtunës në aksin Berat-Dimal. Një automjet tip Toyota Auris, me targë AB 462 MH, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë.
Drejtuesi i automjetit, Dhimitër Pupa, ka shpëtuar pa lëndime serioze, por është shoqëruar në Spitalin Rajonal të Beratit për një kontroll të detajuar mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë këqyrjen e vendit dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, punonjësit e OSHEE kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja, për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente