Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 18-vjeçari

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 18-vjeçari

Një 18-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të marra nga aksidenti, ku u përfshi një ditë më parë .
Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes së së rëndë, mbeti i lënduar rëndë shoferi 18 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital, si rrjedhojë e plagëve të rënda që kishte marrë.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
 
Burimi