Ahmetaj: McGonigal në Dubai me autoritetet shqiptare, ka video
👁1564
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë intervistës mbrëmjen e kësaj të hëne, ka denocuar se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, ka zhvilluar një takim në Dubai me autoritetet shqiptare.
Ai tha se takimi ka ndodhur në një fabrikë dhe sipas tij, për të disponohen edhe video.
“Në Dubai ka video të autoriteteve shqiptare me McGonigalin në një fabrikë. Kush e ka korruptuar McGonigalin? Unë? Kryeministri, normale”, theksoi ish-zv.kryeministri pa u ndalur gjatë në detaje.
Ahmetaj ngriti pyetjen nëse këtë skandal po e heton Prokuroria e Posaçme.
Burimi