Abuzimi me çmimet, studimi: Produktet e BE-së, rreth 80% më shtrenjtë në Shqipëri
Në Shqipëri abuzohet me cmimet dhe jo vetëm nga bizneset vendase, por edhe nga kompanitë e huaja. Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko ka realizuar një studim, ku ka monitoruar 150 produkte konsumi, të zgjedhura rastësisht nga 13 kategori produktesh dhe të shitura në Shqipëri nga tre kompani të mëdha evropiane.
Rezulton se çmimi mesatar i produkteve në tregun shqiptar ishin 79.7 për qind më të larta se çmimi mesatar i të njëjtave produkte, shitur nga të njëjtët operatorë në tregjet e Bashkimit Europian.
Në grafik shohim edhe llojet e ndryshme të produkteve dhe sa më shumë paguajnë shqiptarët krahasuar me konsumatorët europianë për të njëjtat produkte, duke filluar nga kozmetika, mobiljet, ushqimet për të rritur dhe fëmijë, detergjentë e deri tej ushqimet për kafshët.
Por a është kjo një dukuri vetëm shqiptare?
Në studim është bërë dhe krahasimi i çmimit të shitjes së produkteve në bazë të vlerës së tyre nga këto tre kompani europiane në vende të ndryshme, përfshi rajonin.
Të dhënat tregojnë se të njëjtat produkte, nga të njëjtat kompani shiten shumë më shtrenjtë në Shqipërisë sesa në Serbi, Kosovë, Ukrainë, Hollandë dhe Greqi.
Por pse ndodh kjo? Pse konsumatorët shqiptarë përballen me abuzimet e çmimeve?
Dy janë arsyet kryesore: mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe mos reagimi nga ana e tyre në rastin e abuzimeve me çmimet dhe së dyti, politika fiskale e qeverisë.
Thënë ndryshe, taksat e larta dhe kryesisht Tatimi mbi Vlerën e shtuar ose TVSH-ja, që njihet edhe si taksa e konsumit.
Burimi