A ka pasur mbetje toksike në vende të hapura në portin e Durrësit? Habit ministri Vengu: Nuk flas…
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, nëse gjatë kohës që ka qenë drejtor i Portit të Durrësit, ka vërejtur mbetje toksike në ambient të hapur dhe nëse me kalimin e këtyre ngarkesave u shpërblye me postin e ministrit.
Në përgjigje, Vëngu tha se asnjë mënyrë që çështje ku ka përgjegjësi apo mosveprime midis enteve private të caktuara, këto t’ia ngarkojmë qeverisë apo enteve publike si çështje të aluduara.
Pyetja: Ju keni qenë drejtor i Portit të Durrësit, gjatë kohës që keni bërë inspektime keni vërë re që ka patur në ambient të hapur mbetje toksike që rrezikojnë rëndë shëndetin dhe a jeni shpërblyer ju nga Rama me postin e ministrit pas kalimit të këtyre ngarkesave?
Përgjigje: “Për t’ju sqaruar nuk jam në cilësinë e detyrave të mëparshme, por si ministër i Mbrojtjes. Kam përshtypjen se zv/kryeministrja dhe një sqarim shterues për këtë çështje dhe unë i bashkëngjitëm thirrjes së saj, që në asnjë mënyrë që çështje ku ka përgjegjësi apo mosveprime midis enteve private të caktuara, këto t’ia ngarkojmë qeverisë apo enteve publike si çështje të aluduara. Me kaq do të doja ta mbyllja këtë çështje”
Burimi