7 këshilla si të përmirësoni mëngjeset tuaja që të jeni produktivë gjatë ditës!

7 këshilla si të përmirësoni mëngjeset tuaja që të jeni produktivë gjatë ditës!

Sipas disa hulumtimeve, 50% e sipërmarrësve milionerë dhe 90% e menaxherëve zgjohen para orës 6 të mëngjesit – ose në çdo rast të paktën tre orë para fillimit të ditës së punës. Prandaj sekreti i suksesit duket të jetë pikërisht ky: zgjimi herët dhe fillimi i ditës në një mënyrë produktive. Por si ta bëjmë atë? Pavarësisht klisheve, të gjithë mund të bëhen një person i mëngjesit dhe të përgatiten më mirë për një ditë produktive.

Zgjohu herët në mëngjes

Hulumtimi, i botuar në Journal of Applied Social Psychology, sugjeron se njerëzit e mëngjesit janë në fakt më proaktivë se bufat e natës për sa i përket vullnetit të tyre të përgjithshëm për të vepruar.

Shkruani tri gjërat më të rëndësishme për të bërë

Megjithatë, është thelbësore t’i jepni përparësi gjërave të duhura dhe të përfundoni detyrat më të rëndësishme. Për këtë arsye, çdo mbrëmje, para se të flini, pyesni veten: “Cilat janë tre gjërat më të rëndësishme që duhet të bëj nesër?” dhe mbani shënim.
Kjo do t’ju ndihmojë të vendosni një rregull në kaosin e mëngjesit dhe të përqendroheni në atë që është vërtet e rëndësishme gjatë ditës.

Hani një mëngjes të pasur me proteina

Ju pëlqen apo jo, vakti i parë i ditës është një nga hapat kryesorë për të patur një mëngjes vërtet produktiv. Trupi juaj ka agjëruar për shtatë ose tetë orët e fundit dhe një mëngjes i pasur me proteina mund të ndihmojë në rinisjen e trupit tuaj.

Filloni ditën me mendime proaktive

Me qëndrim proaktiv nënkuptojmë “iniciativën dhe ndjenjën e përgjegjësisë të nevojshme për t’i bërë gjërat të ndodhin”. Në fakt, ata që kanë një ndjenjë të fortë të kontrollit të brendshëm besojnë (dhe presin) të kenë kontroll mbi fatin e tyre. Fillimi i ditës me mendësinë se gjithçka që bëni ka rëndësi do t’ju nxisë të jeni produktiv dhe të suksesshëm.

Shmangni kontrollimin e emaileve sapo zgjoheni

Ne pothuajse çdo mëngjes kontrollojmë emailet e reja në hyrje edhe para se këmbët tona të kenë prekur dyshemenë. Problemi është se kjo shpesh na bën të fillojmë keq ditën, duke iu përgjigjur dhe duke reaguar ndaj planeve të njerëzve të tjerë në vend që të vendosim ritmin tonë për ditën. Rezistojini dëshirës për të kontrolluar emailet tuaja, duke bërë kështu do të parandaloni që të tjerët të diktojnë orarin tuaj dhe do të jeni më pak të stresuar.

Ushtrohuni sapo të zgjoheni

Studiuesit në Universitetin e Bristolit zbuluan se njerëzit që ushtrohen gjatë ditës së punës përjetojnë humor të përmirësuar dhe një aftësi më të madhe për të përballuar kërkesat në punë. Dihet përgjithësisht se ushtrimet e vazhdueshme fizike çojnë në përfitime të ndryshme të shëndetit fizik dhe mendor. Megjithatë, studimi i ri zbuloi se ata që ushtrohen në mëngjes, para se të fillojnë ditën e tyre të punës, ndihen shumë më produktivë.

Eliminoni të gjitha zakonet që humbasin kohën tuaj të çmuar

Rënia më e madhe e produktivitetit nuk është mungesa e veprimit, por ndërmarrja e veprimeve të gabuara. Analizoni seriozisht dhe me kujdes rutinën tuaj të mëngjesit dhe përpiquni të kuptoni nëse ka momente në të cilat humbni kohë në mënyrë të panevojshme, dhe ndoshta përpiquni të kuptoni nëse ka një mënyrë për ta përmirësuar atë aktivitet të caktuar.
Edhe diçka kaq e thjeshtë si zgjedhja e rrobave që dëshironi të vishni të nesërmen në mbrëmje, ju ndihmon të humbni më pak kohë të çmuar dhe në vend të kësaj t’ia kushtoni produktivitetit tuaj.
 
Burimi