Në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbi Aferën ‘5D’ dhe inceneratorët, Belind Këlliçi, anëtar kryesie i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht drejtues politik për Tiranën ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e tij para mbështetësve, ai u shpreh se PD është e vendosur që dosjes 5D dhe inceneratorit të Tiranës t’i shkojë deri në fund, derisa të dalin përgjegjësit.
Këlliçi risolli në vëmendje deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani i cili tha para dy muajsh se “disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale”.
Ai pyeti Dumanin se çfarë ka intelektuale në bonusin 8 për qind të pikëve firmosur nga Edi Rama për një kompani që nuk egziston.
“Faleminderit për protestën e 23 para selisë së grupit të strukturuar kriminal 5D dhe pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës që nuk ka më shqiptar që nuk e di e që quhet Erion Veliaj.
Nuk ka shqiptar që nuk e di që në këtë godinë strehohet një hajdut, një bandit që ka vjedhur votat e qytetarëve të Tiranës dhe pasi i vodhi për herë të tretë votat me mandatin e grabitur vitin e kaluar dhurata që i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, janë mbeturinat, janë plehrat. Një banor, nga zona e Astirit një zonë pas asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht pa asnjë shkollë, një zonë me 70 mijë banorë çonte foto në kohë reale me koshat e plehrave në Astir me dhënien që plehrat prodhojnë vetëm plehra.
Në të katër anët e Tiranës qyteti është i mbushur me plehra koshat janë të tejmbushur me plehra në një qytet ku bashkia paguan çdo vit 24 milione euro për pastrimin e qytetit dhe 12 milionë euro për inceneratorin dhe mjafton që të bëni një xhiro nëpër rrugët e Tiranës dhe të kuptoni realitetin që është krejt ndryshe nga ajo që shohim çdo ditë në mediat e paguara me paratë e inceneratorit të Tiranës.
Ku shohim pyllin orbital të Erion Velijat me mbi 1 milionë pemë. Kronikat e gatshme të Veliajt me lopatë në dorë duke mbjellur një pemë me 20 kamera e 30 aparate fotografike. E ndërkohë realiteti në çdo cep të Tiranës është krejt ndryshe.
Kanë mjaftuar këto 5 ditët e fundit për të kuptuar që të gjitha njësitë administrative janë të mbushura nga plehrat. Sepse kemi të bëjmë me një kryehajdut, me një bandit që qëndron sot padrejtësisht dhe tërësisht në mënyrë imorale në krye të bashkisë së Tiranës vetëm për një arsye, se në këtë vend nuk ka drejtësi.
Përherë kam qenë një nga më të moderuarit kur vjen puna për të folur për SPAK-un. Por disa të vërteta do të duhet t’i themi. Pa paragjykim, pa paramenduar asgjë, vetëm bazuar në fakte. Altin Dumani para dy muajsh se disa prej krimeve të kryera nga zyrtarët e shtetit shqiptar, janë krime intelektuale.
Por çfarë ka intelektuale në bonusin 8 për qind të pikëve firmosur nga Edi Rama për një kompani që nuk egziston. Si mund të quash krim intelektual firmën e Kryeministrit për një bonus 8 për qind, 8 muaj para se kompania të hapej. Ndërkohë që dy ministrat e tij, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin i çonin shkresë zyrtare duke i thënë që kompania nuk egzistonte dhe prapë kryeministri i jepte 8 për qind bonus një kompanie që nuk egzistonte. Pse? Sepse është kompani e tij dhe ku administrator dhe pronar faktik ka vendosur kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliajn.
Si mund të quhet krim intelektual një krim në të cilin, për katër herë me radhë Erion Veliaj i kërkonte Ministrisë së Financave përkatësisht ministrave Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj financimin e këtij projekti dhe katër herë me radhë ata e refuzuan.
Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën dhe vulën e vete dyshes Rama – Veliaj“, tha ndër të tjera ai.
Burimi
👁4642