“1 mijë herë do ta bëja sërish denoncimin”/ Salianji i përgjigjet Ramës: Burracak që kërcënon nga fuqia

“1 mijë herë do ta bëja sërish denoncimin”/ Salianji i përgjigjet Ramës: Burracak që kërcënon nga fuqia

Ervin Salianji ka reaguar pasi ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi një dënim me burg ndaj tij. Salianji u shpreh në Facebook se ka denoncuar me forcë çdo padrejtësi, ndërsa shtoi se ky vendim ndaj tij është marrë nga “gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige”.
Ai shtoi se “prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin”.
“1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë”, u shpreh Salianji, duke nënvizuar më tej se “në luftë ka dhe sakrifica” dhe se atij i kanë marrë “mandatin që e dhanë nga qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin”.
Ai e përmbylli reagimin duke shprehur ndjesën për familjarët e miqtë që janë shqetësuar si edhe mijëra demokratëve të cilëve u detyrohet.
Reagimi i plotë:
I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.Ky është Edi Rama.Edhe më heret si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot.Dënohem se denoncova vëllain i Ministrit të Brendshëm.Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.Kurse ti që ke gjithe institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisê, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.Në luftë ka dhe sakrifica!Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.Pis nuk me bejne dot te pistet!Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie erë korrupsioni e droge.Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it, Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!Opozitës i dhanë burg për shpifje!Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem!Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!Ne do ja dalim!
gijotina.com/
Burimi