Gëzuar Fitër Bajramin! Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me një mesazh plot shpresë: Agjërim të pranuar

Gëzuar Fitër Bajramin! Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me një mesazh plot shpresë: Agjërim të pranuar

Njoftim për Shtyp Tiranë, më 29 mars 2025 Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit. “Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët! Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!” – shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Burimi: Sot.com.al